Piers Morgan merr kërcënime me vdekje pse tha 'unë nuk e besoj Meghan Markle'!

Piers Morgan merr kërcënime me vdekje pse tha 'unë nuk e besoj Meghan Markle'!

09:29, 28/03/2021

Ish-prezantuesi i famshëm Piers Morgan zbuloi së fundi se dhunues në internet kishin bërë kërcënime vrisnin në sy të fëmijëve për shkak të qëndrimit të tij kundër pretendimeve të Meghan Markle, pasi kishte humbur edhe vendin e punës për atë arsye.

Morgan ka treguar se tre djemtë tij ishin vënë në shënjestër të rrjetet socialet dhe djemtë i kishin dërguan atij dhe mesazhet kërcënuese që kishin marrë.

Piers shtoi: “Askush prej tyre nuk interesohet për Meghan Markle e lëre më të bien dakord me pikëpamjet e mia për të. Megjithatë turma e dhunuesve në Twitter i ka shpallur fajtorë.  Një dhunues ishte zotuar të më vriste para syve të tyre dhe madje kishte shtuar:" Kur babai yt të vdesë, bota do të bëjë festë." Normalisht, unë kënaqem me zhurmën. Por media e parregulluar sociale, siç do të konfirmojë çdokush, është bërë gjithnjë e më e egër dhe e keqe ”.

Piers, 55 vjeç, u detyrua të largohej nga emisioni “Good Morning Britai” pasi mbrojti idenë e vet se nuk besonte asnjë fjalë nga ato që Dukesha e Sussex tha në intervistën e saj për Oprah Ëinfrey. Ai u pushua pas nëj grindjeje direkte në transmetim me prezantuesin e motit Alex Beresford, 40 vjeç.

Për “Mail”, Piers tha të dielën: "Unë e di se nuk ishte pamje e bukur…Dhe si reflektim, nuk duhet ta kisha bërë atë. ”

Por duke iu referuar menaxherit të tij të ndjerë John Ferriter, ai tha se ishte më mirë të largohesh sesa të kërkosh falje në transmetim.

Piers tha: 'Unë nuk kam pasur ndërmend të kërkoj falje për mosbesimin tim ndaj Meghan Markle, sepse e vërteta është se nuk e besoj Meghan Markle'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco