Yjet që u shuan e që gjysmën e jetës së tyre e kaluan së bashku

Yjet që u shuan e që gjysmën e jetës së tyre e kaluan së bashku

21:33, 27/03/2021

Rasim Thaçi-Cima është i fundit në mesin e artistëve që vdiqën viteve të fundit.

 
 

Gjysmën e jetës së tyre e kaluan së bashku.

Gjithmonë më një synim, t’i bëjnë të qeshura fytyrat e shikuesve e atyre që për vite ndoqën veprimtarinë e tyre.

Leci, Cima dhe Qumili u bënë pjesë e çdo familjeje kosovare me pjesët humoristike që luanin së bashku gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta.

Ibrahim Krajkova i quajtur me nofkën Leci ishte i pari që u nda shokët e tij të jetës, por edhe nga publiku i cili adhuronte përformancat e tyre.

Në vitin 2015 e në moshën 68 vjecare Leci ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë të cilin e kishte lodhur për disa vite.

Krajkova ishte figurë e madhe e skenës artistike kosovare, e vdekjen e tij e përjetuan rëndë të gjithë.

Por as as miku i tij Rasim Thaçi nuk jetoi gjatë.

Vetëm gjashtë vite më vonë ai u nda nga jeta pasi që nuk e përballoi betejën me sëmundjen Covid-19.

Në moshën 71 vjeçare vdiq duke e lënë të pikëlluar të gjithë publikun që e ndjekën udhëtimin e tij artistik.

Cima i cili e përçonte energjinë e tij pozitive edhe jashtë skenës u përkujtua në hapësirat para Teatrit Kombëtar.

Kjo hapësirë e dedikuar për ata që ofrojnë kënaqësi me punën e tyre, kohët e fundit ka qenë vendi ku janë shfaqur ndjesi jo të mira.

Kjo pasi që këtu po përkujtohen figurat më të mëdha artistike që po ndahen nga jeta një nga një.

Ishte e madhja Nexhmije Pagarusha ajo që u nda nga jeta në vitin 2020.

E njohur si bilbili i Kosovës Pagarusha në moshën 86 vjeçare vdiq në shkurt të vitit 2020 pas një karriere 50 vjeçare në skenën shqiptare duke lënë pas saj një histori të pasur muzikore e artistike.

Ende pa u bërë një muaj nga humbja e Pagarushës edhe një person tjetër i vlefshëm u nda nga jeta.

Ajo ishte aktorja e madhe Leze Qena.

Qena ndërroi jetë në mars të vitit 202 në moshën 85 vjeçare.

Më shumë se gjysmën e këtyre viteve ajo ia kushtoi artit e publikut me filmat e serialet me të cilët u rritën gjenerata të tëra.

E buzëqeshur gjithmonë.

Por miqtë e saj e përjetuan me lot vdekjen e saj….

Bashkëpunëtori i saj Adem Mikullovci që kishte ndarë skenën me Lezen për vite të tëra përmes këtyre fjalëve shprehi dhimbjen për të.

Mikullovci ishte i mërzitur që po shihte vdekjen e njerëzve me të cilët kishte çuar jetën e tij.

E vetëm pak muaj pas vdekjes së Lezes nga jeta u nda edhe Mikullovci në moshën 81 vjeçare.

Humbja e fundit e një aktori të madh ishte kjo e fundit e Rasim Thaqit pa të cilin arti mbeti shumë më i varfër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco