Pas një viti pauzë, tenori kosovar shpërthen në skenën e Australisë

Pas një viti pauzë, tenori kosovar shpërthen në skenën e Australisë

11:16, 27/03/2021

Tenori nga Kosova Ramë Lahaj, mbrëmë është ngitur në skenën e teatrit të Operas në Australi.

Thotë se është ndierë më mirë se kurrë në jetën e tij.

“Mbrëmë pas më shumë se një viti pauzë, të shtyrë për shkak të pandemisë, përsëri në skenë si Alfredo ne La Traviata... por kësaj radhe më fuqishëm se kurrë dhe me një produksion ëndrrash sikurse ky i Operas Australiane”, ka shkruar Lahaj në Facebook. 

“Më kishte marrë malli e më kishte munguar skena, sepse është jetë aty ku adrenalina arrin kulminacionin. Me këto fotografi do të doja të përçoja një dritë të fortë shprese, sepse pandeminë̈ do ta mposhtim, ngase është thjesht çështje kohe. Deri atëherë bëni kujdes, vendosni maskën e mbani distancën atje ku është e nevojshme sepse kështu ruajmë̈ dhe mbrojmë̈ më të dashurit tanë.  Shumë dashni nga vendi më i bukur i planetit, Sydney Australia”.ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco