‘Babai më i mirë në botë!’ Elia Zaharia i dedikon fjalët e ëmbla ‘princit të saj të kaltër’

‘Babai më i mirë në botë!’ Elia Zaharia i dedikon fjalët e ëmbla ‘princit të saj të kaltër’

21:06, 26/03/2021

Elia Zaharia, zgjodhi një foto të veçantë për të uruar Princ Lekën, për 39-vjetorin e tij të lindjes.

Ajo postoi një imazh të ëmbël të “princit të saj të kaltër”, duke mbajtur në krahë vajzën e tyre Geraldinën, ndërsa e konsideroi “babain më të mirë në botë”.

Elia Zaharia, u shpreh nuk ia thotë shpesh, por i është falenderuese Zotit që e solli Princ Lekën në jetën e saj.

“Princi imi kaltër. Të uroj Gëzuar Ditëlindjen! Qofsh i lumtur dhe jetofsh gjatë dashuria ime, shoku im i ngushtë, babi më i mirë në botë. Edhe pse nuk e them shpesh, i jam falenderuese Zotit që të solli në jetën time, që po rritemi bashkë, që kemi njëri-tjetrin mbështetje në çdo rrethanë. Të dua shumë, të kam ngrohtësi në zemër Edhe 100 plot dashuri!”, shkroi ajo.

Princi Leka dhe Elia Zaharia mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, Geraldinën, në 22 tetor të vitit të kaluar.

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco