Arsyeja bindëse pse Jessica Alba hoqi dorë nga aktrimi në kulmin e karrierës së saj

Arsyeja bindëse pse Jessica Alba hoqi dorë nga aktrimi në kulmin e karrierës së saj

18:23, 26/03/2021

Jessica Alba ka zbuluar pse u shkëput nga karriera e aktrimit, pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

39-vjeçarja, lindi një vajzë të quajtur Honor, në 2008-ën. Bashkëthemeluesja e “The Honest Company”, u tregua e sinqertë për mënyrën se si mëmësia ndryshoi pikëpamjen e saj për shëndetin dhe Hollywood-in.

“Nëna ime kishte kancer në një moshë vërtet të re. Shumë gra në familjen time kanë kaluar kancer, por në asnjerën prej tyre nuk ishte gjenetike”. Alba vuri në dukje se ajo “u rrit me sëmundje kronike”.

“Kam bërë pesë operacione para moshës 11 vjeç”, shpjegoi ajo.

“Unë kisha alergji kronike dhe shtrohesha për një kohë të gjatë në spital. Në këtë moment dua të jetoj dhe të lulëzoj, dhe të kaloj sa më shumë kohë me këtë person të vogël që po sjell në botë, sa më shumë që të jetë e mundur. Pra, shëndeti im ka rëndësi. Unë dua që ky person i vogël të jetë i shëndetshëm. Unë e di sa e vlefshme është jeta dhe është e vështirë të jesh e lumtur kur nuk je e shëndetshme.”

Pasi lindi Honor, Alba kuptoi se ajo nuk mundi të kthehej tek ajo që po bënte më parë dhe të ishte autentike.

“Thjesht nuk munda”, pranoi Alba.

“Thjesht nuk më interesonte më në të njëjtën mënyrë si më parë. Ishte diçka më e madhe. Ndihesha sikur do të merrja një platformë dhe çfarë mund të bëja me të, që mund të ishte kuptimplote. Realiteti ndryshoi tërësisht kur unë u bëra nënë për herë të parë.”

Sot, Alba është mama e tre fëmijëve, Honor, Haven dhe Hayes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco