Aktori shqiptar që vdiq nga Covid-19, kishte luajtur në filmin ‘Taken’ dhe në serialin e njohur turk

Aktori shqiptar që vdiq nga Covid-19, kishte luajtur në filmin ‘Taken’ dhe në serialin e njohur turk

21:43, 25/03/2021

Ka vdekur sot nga Covid-19 aktori i njohur shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti, shkruan Syri Kosova.

Luran Ahmeti gjatë kohës sa punonte si aktor, ka luajtur në disa filma të njohur edhe ndërkombëtarisht.

I ndjeri Ahmeti kishte qenë pjesë e filmit të famshëm “Taken” ku përmendej edhe Tropoja e Shqipërisë.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat shqiptare, Ahmeti kishte rrëfyer edhe për përvojën që kishte pasur në këtë film.

I pyetur se si u gjend ai në një film si Taken ku shqiptarët e ballkanasit nuk ishin në kushte favorizuese, aktori ka rrëfyer: “Unë kam pasur disa oferta nga filma ku më është ofruar roli negativ e unë nuk e kam pranuar dhe më pas ato filma janë bërë shumë të suksesshëm. E vërteta është se mua kjo më hante nga brenda, pse nuk u bëra pjesë e budallallëkut tim”.

Luran Ahmeti po ashtu me rolin e tij ishte pjesë e serialit të famshëm turk “Sulltani i Madhërishëm” si dhe në serialin tjetër turk "Lugina e Ujqërve", si dhe serialit me prodhim nga Kosova, “O’ sa mirë”. /Syri Kosova/

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco