Vdes aktori i 'O sa mirë' nga Covid-19

Vdes aktori i 'O sa mirë' nga Covid-19

19:17, 25/03/2021

Ka vdekur nga Covid-19, aktori i mirënjohur i humorit, Luran Ahmeti.

Aktori nga Shkupi, është ndarë nga jeta në moshën 46 vjeçare, shkruan Syri.net Kosova

Ai la pas vetes vajzën, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.

Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike.

Theksojmë se, ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”

Lajmin e kobshëm e ka bërë të ditur, gazetari Rilind Gërvalla.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco