Djali i Taulant Xhakës, Klev feston sot 1-vjetorin e lindjes dhe futbollisti i ka bërë një urim emocionues në rrjetet sociale.
Ai postoi një foto familjare, krah bashkëshortes Arbnorës dhe Klev, ku shkruan se vogëlushi është shoku i tij më i mirë.
Ai e konsideroi ardhjen e tij në jetë si gjënë më të bukur që i ka ndodhur ndonjëherë, teksa e falenderoi që e bëri “babanë më të lumtur”.
“Gëzuar 1-vjetorin e lindjes djali im, shoku im më i mirë dhe dashuria ime e parë e vogël. Ju jeni 1 vjeç tashmë? Ku ka shkuar koha? Je gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë. Faleminderit që më bëre babanë më të lumtur. Te dua Klev.”, shkroi futbollisti.
© SYRI.net