Syri Keq/ Habit moderatori ‘Anja merret me drogë’

Syri Keq/ Habit moderatori ‘Anja merret me drogë’

17:32, 25/03/2021

Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Syri Keq”, në Syri Tv në një lidhje me Skype, konsuletja në industrinë e kanabisit në Kanada, Anja Basha.

Anja Basha, është konsulente shumë e njohur në industrinë e kanabisit në Kanada, e cila merret me licensimet.

E pyetur nga Kelvi, në lidhje me efektet që ka kur konsumojmë një cigare kanabis Anja tregoi:

 

“Ka disa lloje që ekzistojnë brenda bimës së kanabis, ku ka një efekt tjetër nëse konsumon një bimë e cila ka një nivel shumë të ulët ‘THC’ dhe efekt tjetër nëse konsumon në nivel të lartë ‘CBD’.”

 

Anja shpjegon se kanabis mund të përdoret për arsye mjekësore, si për dhimbjet kronike fizike, ku muskujt relaksohen.

Ajo paralajmëroi se duhet të tregohemi të kujdesshëm me mënyrën e përdorimit pasi konsumimi i tij mund të shkaktojë ankth, uri ose të qeshura të shumta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco