A ishte Ledri prezent kur Sara e lindi vajzën? Tregon vet ajo

A ishte Ledri prezent kur Sara e lindi vajzën? Tregon vet ajo

14:04, 25/03/2021

Partnerja e rep-artistit po qëndron aktive në rrjete sociale pas lindjes së fëmijës.

Së fundi, përmes rubrikës “Ask me a question” ka marrë pyetje të shumta nga ndjekësit derisa ka zgjedhur që të iu përgjigjej disa prej tyre.

Një ndjekës e ka pyetur se sa i ka ndihmuar gjatë lindjes prania e partnerit të saj, Ledri Vulës dhe i ka kërkuar t’i sugjeroi apo jo praninë e partnerëve gjatë lindjes së femrave.

Sara u përgjigj duke thënë se është e domosdoshme dhe i ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.

“Mendoj 100% që partneri duhet patjetër të jetë personi që t’iu shoqëroi gjatë kësaj eksperience. Mua më ka ndihmuar shumë dhe as nuk e imagjinoja dot të kisha dikë tjetër aty përveç tij.  Patjetër që më ka ndenjur vetëm te koka sepse aty kisha nevojë”, ka thënë Sara.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco