Në një duet me të birin, këngëtarja shqiptare i rikthehet skenës

Në një duet me të birin, këngëtarja shqiptare i rikthehet skenës

11:37, 25/03/2021

Mëngjesin e sotëm, e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv në një lidhje më Skype, ishte këngëtarja e njohur kosovare, Fitnete Duda.

Fitnete Duda është këngëtarja e këngës shekullore dhe mjaft të njohur ‘Shi bie në Tiranë’ .

Fitnete ndër të tjera, foli për lidhjen e saj të ngushtë shpirtërore me Tiranën, teksa tregoi se Tirana ka një vend të rëndsishëm në zemrën dhe kujtimet e saj.

Ajo tregoi se tashmë është rikthyer në skenë, më saktë në ‘Këngën Magjike’ me këngën ‘Kur buzëqesh’ , madje jo vetëm, por bashkë me djelin e saj, Donin.

Këngëtarja tregoi se kjo këngë është nisur gjatë kohës së karantinës.

“Mbyllja në kakarantinë 3 muajt e parë ishte shumë e vështirë dhe sigurisht që të gjithë njerëzit reflektuan më shumë për gjithçka që na rrethon dhe në këto momente reflektimi kuptuam vlerën e jetës.”

“Kënga është një këngë diellore, për jetën, dashurinë dhe buzëqeshjen dhe besoj që me këtë këngë të prek zemrat e njerëzve.”

I pyetur nga Flavio në lidhje me përjetimin dhe ndjesitë kur është ngjitur në skenë me djalin e saj, Fitnete tregoi:

“Nuk ka ndjesi më të bukur se amësia, në fakt kur fillova ta këndoj referenin nuk e dija se do ta bëja duet por e këndova refrenin në shtëpi dhe ai filloi ta dëgjonte, dhe ta pëlqente."

Kjo është kënga ime e parë duet dhe është me djalin tim dhe kjo më bën shumë të lumtur.

Flavio Qarri: A keni menduar për një këngë të dytë me djalin?

Fitnete Duda: Nuk e kemi menduar, më shumë gjërat ja lë kohës, kjo këngë erdhi shumë natyrshëm dhe kështu duam të veprojmë përsëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco