Melania uron të birin për 15 vjetorin por rrjeti shërthen në akuza: Jetoni në një botë të errët

Melania uron të birin për 15 vjetorin por rrjeti shërthen në akuza: Jetoni në një botë të errët

10:07, 25/03/2021

Ish zonja e parë amerikane, Melania Trump, uroi djalin e saj Baron për 15 vjetorin e lindjes përmes rrjetit social Twitter, por për shkak të këtij urimi, ajo u bë shënjestra e sulmeve nga shumë përdorues.

Melania publikoi një foto të balonave me numrat 1 dhe 5, dhe komentuesit filluan të shqetësoheshin pse balonat ishin të zeza.

"Eshte e frikshme. Balona të zeza për një pesëmbëdhjetë vjeçar. 

"Fëmijë i varfër. Ajo botë e errët në të cilën jetoni duhet të jetë shumë e ftohtë për ju, por ju uroj ditëlindjen. 

"Unë do të kisha thirrur shërbime sociale nëse nëna ime do të më kishte uruar për një njoftim kaq rrënqethës "

"Gëzuar ditëlindjen, por më duket e çuditshme të zgjedhësh numra të zi për 15 vjetorin "

"E dashur Melania , mund të gjenit një foto pak më të lumtur. Kjo është morbide, por mbase kështu ndiheni ju ose ai ”, ishin disa nga komentet.

Kujtojmë, se dryshe nga burri i saj Donald, të cilit i është ndaluar të postojë në Twitter, Melania rregullisht poston në këtë rrjet social.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco