Erlindi akoma i revoltuar me Arjanin: Ose të kërkohet falje ose do të dal nga emisioni

Erlindi akoma i revoltuar me Arjanin: Ose të kërkohet falje ose do të dal nga emisioni

09:38, 25/03/2021

Në 'Përputhen’, dy puntata më parë pati një debat të madh mes Erlindit dhe Arjan Konomit.

Në debat Arjani akuzoi Kristianin që u jep konkurrentëvë një lloj çaji që ka efektin e drogës ku ironizoi dhe Erlindin, teksa tha se ai me patjetër duhet ta ketë konsuamuar nga ky çaj, prandaj nuk është mirë.

Duket se ky debat e ka prekur mjaft Erlindin i cili ka reaguar, ku perveç se u revoltua në studio ka reaguar edhe nëpërmejt një statusi në Instagram.

"Kjo është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”, tha Arjani.

"Kur u pranova në “Përputhen” mendova se qëllimi i programit ishte shprehja e dashurisë, bashkimi, mbështetja dhe suportimi i çdo tipi sepse çdo njeri ka karakterin e tij dhe kjo duhet respektuar dhe jo t’i ulësh. Por po kuptoj se në vend që të mbështetësh, të motivosh dhe të këshillosh rininë siç i ka lezet një zotërie të vëetetë, ti përpiqesh të:

1.Ofendosh vazhdimisht

2.Të bësh krahasime qesharake

3.T’i ulësh (mbase kjo të kënaq egoizmin dhe të bën të ndihesh më superior).

4.Dhe më e keqja akoma të bësh akuza fallco në studio para gjithë shqiptarëve.

 Duke pritur opinionet e drejta dhe të matura, ajo çka marrin mbrapsht janë ofendime dhe akuza fallco. Nuk e pranoj diçka të tillë.

 Ose të sqarohet çdo gjë dhe të kërkohet falje publike ose unë dal prej emisioni dhe nuk bëhem pjesë e padrejtësive dhe cënimit", shkruan Erlindi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco