'Producenti më kërkoi s*ks me kolegun'/ Sharon Stone trondit me rrëfimin

'Producenti më kërkoi s*ks me kolegun'/ Sharon Stone trondit me rrëfimin

09:13, 25/03/2021

“The Beauty of Living Twice” është libri me kujtime i Sharon Stone, në të cilin aktorja e njohur ka përshkruar jetën e saj.

Së fundim, Vanity Fair ka publikuar disa fragmente, ku theksoheshin rrëfime tronditëse.

Në nja nga incidentet shfrytëzuese të përshkruara nga Stone, një producent filmi, të cilit nuk ia përmend emrin, i kërkoi asaj të kryente marrëdhënie seksuale me një koleg gjatë xhirimeve të filmit në mënyrë që të përmirësonte kiminë e tyre në ekran.

“Mendova se ata thjesht mund të kishin punësuar një aktor të talentuar, dikë që mund ta arrinte një skenë dhe të mbante mend fjalët e tij. Doja të më linin jashtë kësaj. Puna ime ishte të aktroja dhe kështu u thashë”, shkroi Stone.

Ajo gjithashtu tregoi se kjo nuk ishte hera e vetme që një producent i tha asaj të flinte me një koleg.

“Unë kam pasur producentë të tjerë në filma të tjerë që thjesht vijnë dhe të pyesin. ‘Pra, a do bësh s*ks me të, apo jo?… Ti e di që do të shkonte më mirë nëse e bën’.”, shkroi aktorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco