Pas Dua Lipës edhe motra e saj me sukses ndërkombëtar, bëhet imazh i Coca Cola-s

Pas Dua Lipës edhe motra e saj me sukses ndërkombëtar, bëhet imazh i Coca Cola-s

19:53, 24/03/2021

Dua Lipa tashmë është kthyer në një prej emrave më të suksesshëm të muzikës në botë.

Por, në familjen e artistes po lind edhe një tjetër yll, bëhet fjalë për motrën e saj të vogël Rina Lipa, e cila ka filluar karrierën e saj si modele.

Rina së fundi është bërë imazh i kompanisë së Coca Cola së bashku me Roman Kemp dhe Lady Leshurr.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Rina përmes një foto në Instagram, teksa shkruan ‘Kur ajo gllënka e parë të bën të bësh mmmm’.

Ndërsa kujtojmë që Rina edhe më parë ishte bërë imazhi i markave të ndryshme të veshjeve, por kjo me gjigantin e pijeve padyshim do t’i hap më shumë rrugë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco