Një shëtitje me biçikletë në bregdet/ Bebe Rexha dhe Keyan Safari fotografohen bashkë

Një shëtitje me biçikletë në bregdet/ Bebe Rexha dhe Keyan Safari fotografohen bashkë

11:04, 24/03/2021

Bebe Rexha përfitoi nga klima e lavdishme e pranverës së Kalifornisë këto ditë, për të dalë për një udhëtim me biçikletë rreth bregdetit.

Këngëtarja 31 vjeçare, u shoqërua nga i dashuri Keyan Safyari ndërsa po udhëtonte afër vijës piktoreske të Santa Monica, shkruan DailyMail.

Me ngritjen e temperaturave në 16 gradë, Bebe Rexha veshi një xhaketë sportive ngjyrë rozë të veçantë dhe geta të zeza ndërsa vraponte me biçikletë pas producentit dhe regjisorit.

Në përputhje me udhëzimet aktuale shëndetësore, këngëtarja mbuloi hundën dhe gojën me një maskë mbrojtëse të fytyrës, ndërsa mbante një helmetë sigurie.

Ndërkohë Keyan dukej i relaksuar me një bluzë të thjeshtë të zezë dhe tuta vrapimi, të kombinuar me një kapele bejsbolli.

Kjo paraqitje e këngëtares shqiptare vjen pak kohë pasi Rexha u përball me një situatë të pakëndshme, kur u detyrua të ndërpresë një lidhje direkte me fansat në Instagram, pasi një fans u shfaq nudo kur u inkuadrua në bisedë me këngëtaren.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco