Ndryshoi tërësisht look, foto e Billie Eilish thyen çdo rekord në Instagram

Ndryshoi tërësisht look, foto e Billie Eilish thyen çdo rekord në Instagram

21:26, 23/03/2021

Një nga artistet më të pëlqyera në botë, Billie Eilish i habiti të gjithë ndjekësit e saj pak ditë më parë me ndryshimin drastik në pamje.

Ajo tregoi se kishte hequr dorë nga flokët karakteristikë jeshilë, duke u kthyer në një bjonde. Billie, ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto me look-un e ri, që i la pa fjalë fansat.

Aq surprizë e madhe ishte kjo gjë saqë është thyer edhe një super record në Instagram. Autorja e hitit “Everything I wanted”, mori një milion pëlqime në vetëm gjashtë minuta, duke lënë pas rekordin e mëparshëm, një postim nga Selena Gomez në ditëlindje, pasi tani numëron më shumë se 21 milionë pëlqime. Foto e Eilish tashmë është futur në dhjetë postimet më të pëlqyera në Instagram të të gjitha kohërave.

Billie dhe eksperimentet me flokët nuk janë një gjë e rrallë. Ajo na habiti të gjithëve me ngjyrën bjonde, që simbolizon një drejtim të ri të sajin në muzikë që lidhet me albumin e dytë të yllit të muzikës pop.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco