Hoqi dorë nga titujt mbretërorë, Harry fillon punë të re si qytetar normal

Hoqi dorë nga titujt mbretërorë, Harry fillon punë të re si qytetar normal

21:13, 23/03/2021

Muajin e kaluar, princ Harry hoqi dorë nga titujt mbretërorë duke u larguar nga Pallati, një lëvizje që solli shumë bujë.

Prej kohësh Harry dhe Meghan, po jetojnë në Kalifornia, së bashku me Archien dhe së shpejti edhe me fëmijën e dytë. Tani që nuk i përket më Pallatit Mbretëror, Harry ka nisur një punë të re, si shef i ndikimit në kompaninë “Better Up”.

“Ajo që më tërhoqi vëmendjen në ‘BetterUp’, ishte misioni i kompanisë për të zhbllokuar potencialin tek njerëzit duke kërkuar nevojën për inovacion, ndikim dhe integritet. Unë personalisht kam parë që puna me një trajner të BetterUp ishte e çmuar. Një trajner vërtet i mrekullueshëm, më ka dhënë këshilla të mira dhe një perspektivë të re”, tha Harry për punën e tij të re.

“Si anëtar i skuadrës drejtuese të BetterUp, Princ Harry do të zgjerojë punën që bën për vite me radhë, pasi ai edukon dhe frymëzon komunitetin tonë për rëndësinë e përqëndrimit në shëndetin mendor dhe potencialin njerëzor”, tha themeluesi i kompanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco