Moderatori kosovar shkon me u kënaq në Dubai, del pozitiv me Covid

Moderatori kosovar shkon me u kënaq në Dubai, del pozitiv me Covid

19:22, 23/03/2021

Iku në Dubai për të kaluar disa ditë pushimi, por nuk i doli ashtu siç e priste.

Moderatori kosovar, Shkodran Gajraku ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Syri.net Kosova.

Gajraku nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se tanimë do të jetë 10 ditë në izolim në Dubai, meqë kishte shkuar atje për pushime dhe një ditë para kthimit në Kosovë rezultoi pozitiv me Covid-19.

Postimi i plotë:

Çka quajmë 'baksuz'?

Qe, qohet djali thotë, po rrezikoj njëherë, e po bëj pushime dimri në vend të nxehtë. Vjen në Dubai, vizitë tek nipi. Mirë boll. Kenaqet për pesë ditë. Në të gjashtën, para se mu kthye e bën testin për COVID-19. Dhe del POZITIV.

Tash, 10 ditë izolim. Në Dubai. Në Hotel. Pishina jashtë plotë, temp.33 gradë. Ky mshel. Veç vet. Me pagu izolimin, hej. Dita e dytë, veç?

Me gjasë porosia e qartë nga ndodhia baksuze... 'ti bre gazetar je për Durrës, e për Spille'

Çka quajmë 'baksuz'? Qe, qohet djali thotë, po rrezikoj njëherë, e po bëj pushime dimri në vend të nxehtë. Vjen në...

Posted by Shkodran Gajraku on Tuesday, March 23, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco