Ja çfarë premtimi i bëri Vera Grabocka publikisht Adi Krastës

Ja çfarë premtimi i bëri Vera Grabocka publikisht Adi Krastës

07:37, 23/03/2021

Emisioni “Në Kurthin e Piter Pan”, ka nisur mbrëmjen e djeshme  ku i ftuar ka qenë edhe gazetari i njohur Adi Krasta.

Veç pyetjeve argëtuese të fëmijëve, Adi mori edhe një premtim nga regjisorja Vera Grabocka, e cila nuk ka dhënë asnjëherë intervista.

Ishte moderatorja Alketa Vejsiu, e cila i kërkoi Grabockës t’i premtonte Krastës publikisht, se intervistën e saj të parë do ta zhvillonte me të.

Dhe përgjigja e regjisores ishte pozitive.

Adi Krasta: Unë them që duhet të merret sot një deklaratë po të ketë trimërinë e duhur.

Alketa Vejsiu: Vera është trime. Unë kam hapur krahun. Mendoj që intervistën e vetme të jetës do t’ia japësh Adi Krastës, unë mund të shkruaj biografinë tënde ose mund të jem e intervistuar prej tij, për ty. Sepse kam 20 vite që të njoh më mirë se shumë të tjerë. Por ti duhet t’i japësh një premtim Adi Krastës i cili e meriton të ta bëjë këtë intervistë.

Adi Krasta: Atë shprehjen e famshme…unë nuk di dhe nuk flas, por po ta jap një intervistë të jesh i bindur që do të ta jap ty, por ka nja 30 vjet.   

Vera Grabocka: Adi, patjetër! Sigurisht, Sigurisht!/tvklan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco