Pippa Middleton fotografohet për herë të parë pas lindjes

Pippa Middleton fotografohet për herë të parë pas lindjes

15:41, 22/03/2021

Motra e Kate Middleton, Pippa, 37 vjeçe, është parë për herë të parë që nga lindja e fëmijës së saj të dytë Grace, teksa ishte duke shtyrë të porsalindurin e saj në një karrocë fëmijësh në Londrën perëndimore.

Pippa Middleton u pa duke shtyrë fëmijën Grace në një karrocë fëmijësh, për  herë te parë në publik, me fëmijën e saj të dytë.

Motra e Dukeshës së Kembrixhit u pa duke shijuar motin e ngrohtë të pranverës ndërsa ajo shtyu foshnjën Grace në karrocën e saj.

37-vjeçarja lindi fëmijën e saj të dytë në orën 4.22 të mëngjesit më 15 mars..

James, 45 vjeç dhe Pippa kanë tashmë një djalë, Arthurin dy vjeç.

Pippa e mirëpriti Arthurin në Lindo Wing në Paddington, ku motra Kate kishte të tre fëmijët e saj, megjithatë nuk dihet nëse ajo u kthye atje për lindjen e saj të dytë.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco