Modelja shokon me deklaratën për sportistin: Më ofruan 60 mijë euro t'i shkatërroja karrierën

Modelja shokon me deklaratën për sportistin: Më ofruan 60 mijë euro t'i shkatërroja karrierën

14:59, 22/03/2021

Novak Xhokoviç është një tenist shumë i  njohur, i cilësuar si ndër më të mirët në historinë e këtij sporti.

Karriera e tij është e gjatë dhe më shumë suksese, duke e bërë atë shumë të lakmuar nga sportistët e tjerë.

Një modele e njohur me emrin Natalija Sçekiç, ka rrëfyer se si i ofruan 60 mijë euro që të merrte pjesë në një komplot ndaj tenistit serb, për ta zënë në kurth dhe për ti shkatërruar karrierën.

Modelja pohon se nuk pranoi dhe ka vendosur ta rrëfejë si ngjarje, por pa bërë publik emrin e personit që i ofroi ketë plan. Për revistën e njohur “Swett and Scandal” ajo u shpreh: “Më ofruan shumë para për ta joshur dhe regjistruar atë. Ata më dhanë 60 mijë euro. Plani ishte të shkatërroja reputacionin e Xhokoviç”, u shpreh modelja serbe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco