'Gratë në parlament' nga Elmaze Nura, premierë me 27 mars në Teatrin 'Adriana'

'Gratë në parlament' nga Elmaze Nura, premierë me 27 mars në Teatrin 'Adriana'

15:19, 21/03/2021

Me 27 mars në orën 19:00 do jepet premiera ‘Gratë në parlament’ në Teatrin e Adriana.

Kjo shfaqje është me regji dhe adaptim të regjisores Elmaze Nura.

Gratë, duke e parë se ku po e çon vendin keqqeverisja e burrave, vendosin ta marrin pushtetin. Ngjarjet zhvillohen vrullshëm e rrjedha e tyre nuk parashikohet lehtë.

Skenë pas skenë, situatë pas situate, “Gratë në parlament”, do të sjellë befasi dhe vlera të reja për teatrin jo vetëm në Ferizaj, është shprehur regjisorja Nura.

Mevlan Saraci, Vjosa Abazi, Blin Sylejmani, Valdrin Osmani, Jajush Ramadani, Milot Salihu dhe Doruntina Xhemajli luajnë në këtë projekt teatror, që pritet të tërheqë publikun me tematikën interesante, humorin, satiren dhe me konceptin regjisorial artistik dhe inovativ.

Kompozitor është Gëzim Hasani, tekstet e këngëve janë shkruar nga Blerim Haxhiaj, skenografia është bërë nga Bekim Korça, kostumografia nga Eleonora Gagica, ndërsa koreografia nga Kreshnik Musolli.

Projekti i realizuar është mbështetur nga Komuna e Ferizajit, Drejtoria për Kulturë si dhe Teatri “Adriana Avdullahu”.

Kjo është hera e dytë që regjisorja Elmaze Nura bën shfaqje në Teatri e Ferizajit. Me shfaqjen, ‘Kopraci”, produksion i po këtij teatri, ajo përfaqësoi Kosovën në një ndër Festivalet më të mëdha në botë në Kajro të Egjiptit –Cifcet, ndërsa u shpërblye në Festivalin e Dibrës në Maqedoni me çmimin për Regjinë më të mirë.

Në vitin 2020, Nura u shpall regjisorja më e mirë e vitit, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për regjinë në shfaqjen “Kopraci”.

? ?PREMIERË NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË TEATRIT, 27 mars 2021, Ora 19:00. "GRATË NË PARLAMENT" nga Aristofani me regji dhe adaptim të Elamze Nura. Mirë se vini! ?

Posted by Teatri Adriana - Ferizaj on Sunday, 21 March 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco