'Kur e pashë thashë wow': Enkel Demi tregon për takimin e parë me Mesila Dodën

'Kur e pashë thashë wow': Enkel Demi tregon për takimin e parë me Mesila Dodën

14:54, 21/03/2021

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” kanë qenë një çift shumë simpatik, politikania Mesila Doda dhe gazetari Enkel Demi. Ata si rrallë herë kanë folur për jetën e tyre profesionale dhe private. I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si janë njohur, Enkel Demi tregon se kishin organizuar një takim në zyrën e tij dhe sapo e pa, dëshira e tij ishte të lidhej direkt me të, por nuk ishte aq e lehtë që të bënte Mesilën për vete, iu desh shumë punë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke menduar për Mesilën në momentin e parë që e ke parë?

Enkel Demi: Që duhet të lidhem patjetër me të?

Ardit Gjebrea: Ouu, pse?

Enkel Demi: Më bëri shumë përshtypje, unë po e prisja në zyrë, më kishin thënë që do bëja një takim me të, por nuk e njihja.

Në momentin që u shfaq në mos gaboj në vitin 1993, sapo kishte hyrë vera, erdhi me një fustan deri në fund të këmbëve, një fustan veror, bionde, sy bojqielli, kur e pashë thashë uou ç’është kjo, domethënë mu duk sikur nuk ishe e Shqipërisë.

E kisha planifikuar që takimin ta bëja me shumë njerëz , domethënë të kisha dhe nja 2-3 njerëz që punonin me mua dhe i përzura.

Ardit Gjebrea: Gjërat mes jush rrodhën shpejt apo me qetësi?

Enkel Demi:Jo dhe aq shpejt sa unë dëshiroja.

Ardit Gjebrea: Ti doje që atë ditë besoj?

Enkel Demi: Doja dhe të nesërmen, dhe të pasnesërmen, por jo nuk isha kaq i suksesshëm në fillim.

Mesila Doda: Gjërat besoj se kanë pasur ritmin e tyre, por kanë qenë periudha të mbushura me ngjarje.

Unë vija nga jashtë sepse studioja në Itali dhe gjatë asaj kohe punoja për Federatën e Rinisë shqiptare, Keli në atë kohë ishte kryetari i Forumit Rinor Republikan.

Ka qenë një periudhë e shënuar me gjëra të mira dhe gjëra negative në atë kohë.

Nëna ime u sëmur në atë kohë dhe më pas humbi jetën dhe kjo më mbajti akoma më gjatë në Tiranë dhe ajo kohë ka qenë që ne u lidhëm më shumë.

Mesila tregon se më vonë u bënë shumë miq dhe dilnin shpesh nëpër klubet e Tiranës, kështu lindi dhe dashuria e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco