Britney Spears i gëzoi fansat me një regjistrim të vjetër nga një performancë, e cila, siç mendojnë fansat e saj, mund të ketë njoftuar se ajo do të kthehet së shpejti në skenë .
Ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen e publikut ishte mesazhi nga nëna e saj Lin, i dërgoi asaj për t’i kujtuar talentin që e zbukuron dhe e inkurajoi atë që të merrte përsëri mikrofonin.
“Nëna ime më dërgoi këtë regjistrim për të më kujtuar që unë mund të këndoj. Ajo më tha: 'Thuajse nuk këndon më fare', tha Britney në Instagram.
Ka kaluar një kohë e gjatë nga performanca e fundit e saj dhe duket se kjo edhe i mungon nënës së saj.
Të kujtojmë, një dokumentar për jetën e Britney që u transmetua muajin e kaluar, i cili menjëherë shkaktoi reagime të shumta.
Dokumentari tregon karrierën e saj, por edhe barrën mediatike që ka përjetuar këngëtarja.
Sipas dokumentarit, Britney refuzon të interpretojë dhe regjistrojë këngë të reja për sa kohë që babai i saj ka kujdestarinë e saj.
© SYRI.net