Veshur me fustan nusërie/ Jennifer Lopez bën lëmsh fansat me fotot e fundit

Veshur me fustan nusërie/ Jennifer Lopez bën lëmsh fansat me fotot e fundit

10:20, 21/03/2021

Jennifer Lopez duket se ka ‘goditur’ sërish.

Aktorja dhe këngëtarja 51 vjeçe ka xhiruar pjesë të filmit të ri “Shotgun Wedding” me aktorin Josh Duhamel.

Megjithatë, këto vijnë pasi J-Lo dhe ish-ylli i bejsbollit, 45 vjeç, u panë duke u puthur në vendin ku po qëndron artistja në Republikën Dominikane pas lajmeve se ishin ndarë.

Dyshja, të cilët u fejuan në 2019, thuhet se po luftonin për të shpëtuar marrëdhënien e tyre mes pretendimeve që Alex shkëmbeu mesazhe flirtuese me yllin e “Southern Charm”, Madison LeCroy.

Dje miqtë e Lopez zbuluan se ai po përpiqet ta fitojë përsëri zemrën e këngëtares amerikane me lule e surpriza të ndryshme.

Por, një burim thotë se ajo ende nuk i beson atij dhe se A-Rod pretendon se gjithçka është në rregull mes tyre.

“Ai po i dërgon lule, po e telefonon, udhëtoi për ta parë, por mendon se nuk ka kuptim të jenë bashkë pasi flet me gra të tjera”, tha burimi.

“Ajo e do Alex, por ajo nuk mund ta pranojë tradhtinë pa marrë parasysh se çfarë. Ai e di që e ka ngatërruar këtë lidhje dhe e ardhmja e tyre po shkatërrohet. Ajo po punon tani dhe nuk ka kohë të merret me këtë”.

Jennifer, e cila është martuar tre herë deri më tani, u shfaq me një fustan nusërie me aktorin e “Transformers”, Josh, 48 vjeç, për filmin e tyre të përbashkët të zhanrit aksion.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco