Dua Lipa shfaqet sensuale me kostumin e zi për kampanjën e re

Dua Lipa shfaqet sensuale me kostumin e zi për kampanjën e re

09:45, 21/03/2021

Dua Lipa ka filluar punën për të reklamuar produktin e ri të markës YSL.

Dua Lipa është njëra ndër femrat shqiptare më të suksesshme të momentit si në botën e muzikës po ashtu edhe në atë të biznesit.

Përveç se ajo nuk e ka ndalur punën me projekte muzikore e cila tash e disa muaj qëndron në top listat botërore duket se nuk po mjaftohet me kaq.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka njoftuar se ka filluar punën për xhirimet e kampanjës së re të parfumit ‘LIBRE’ nga YSL.

Ajo shihet e veshur me një kostum të zi dhe taka super të larta, veshje kjo e cila e bën të duket edhe më tërheqëse.

Artistja me prejardhje shqiptare ishte e nominuar gjithsej për gjashtë çmime në “Grammy Awards 2021”, teksa edhe arriti të fitojë një prej tyre.

Duke marrë çmimin e saj në skenë, Dua u shpreh: “Oh Zoti im. Uau, faleminderit shumë. Kjo është çmenduri”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco