Luljeta refuzon kandidatin që erdhi enkas për të: Mos të të ngelë qejfi

Luljeta refuzon kandidatin që erdhi enkas për të: Mos të të ngelë qejfi

08:38, 21/03/2021

Një ndër konkurrentet e “Përputhen +40” është Luljeta Nallbani. Ajo është 62 vjeç dhe jeton në Fier.

Luljeta tërhoqi vëmendjen që ditën e parë, sepse është pa komplekse dhe pavarësisht moshës bën palestër për të pasur një jetë sa më aktive.

Përsa i përket partnerit, ajo u shpreh “E dua pa flokë se do ta qeth dhe vetë kokën”. 

Roland Causha erdhi dje në Përputhen për të shprehur pëlqimin e tij për Luljetën. 6

3-vjeçari tha se i pëlqen se është pa komplekse, pëlqen udhëtimet dhe kërcimet. “

Po të më njohë Luljeta nuk do të heqë më dorë nga unë. E kam parë emisionin dhe kam kuptuar që tipi im me tipin e asaj përshtaten”, tha ai. 

Mirëpo, Luljeta e refuzoi dhe tha se nuk është dakord që ai t’i bashkohet “Përputhen”.

“Me gjithë respektin që kam, jo. Mos të të ngelë qejfi”, u përgjigj Luljeta. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco