Tolgahan Sayisman është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19

Tolgahan Sayisman është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19

08:53, 21/03/2021

Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, raportohet se është infektuar me coronavirus.

Ai thuhet se është shtruar në spital për shkak të COVID-19, ndërsa po vazhdon të trajtohet për virusin.

 

Pas kësaj, gjendja shëndetësore e Sayisman u bë një çështjë kurioziteti me një pjesë të madhe të lajmeve që kanë qarkulluar.

I njëjti ka qenë shumë i suksesshëm në karrierën e tij televizive me personazhin e Mustafait në “Elveda Rumeli” e në shumë të tjerë.

Tolga ka azhurnuar fansat në rrjete sociale me informacione të reja rreth shëndetit të tij, “Ne kemi vendosur të vazhdojmë trajtimin në spital. Unë u bëjë thirrje të gjithëve të jenë më të kujdesshëm”.

Sayisman për publikun shqiptar u bë më i njohur me rolin e “Çënar” në serialin “Lale Devri”, i cili filloi në shtator të vitit 2010 dhe zgjati deri në 2014.

Ai gjithashtu është i martuar me një shqiptare, modelen dhe aktoren Almeda Abazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco