Stanaj lanson projektin e ri muzikor

Stanaj lanson projektin e ri muzikor

13:46, 18/03/2021

Albert Stanaj mbetet pa dyshim një prej emrave më premtues shqiptar në diskografinë muzikore botërore.

Projektet debutuese rezultuan goxha të suksesshme.

Por, Alberti bëri një shkëputje mbi dy vjeçare.

Përgjatë kësaj kohe, ai punoi për të tjerë emra të mëdhenj, përfshirë Ariana Grande.

E nëse mendoni se ai ka hequr dorë nga karriera e tij si këngëtar, gaboheni.

Ai është rikthyer pas shkëputjes me një projekt të ri. “Last girlfriend” titullohet kënga me të cilën Alberti shënon kthimin e tij.

Në ditët e para nga publikimi, kjo këngë ka marrë komente shumë pozitive të gjithë fanbase-it të Albertit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco