“Kurrë ma ne prehnin tond gjysh”, Ledri me dedikim prekës për humbjen e gjyshit

“Kurrë ma ne prehnin tond gjysh”, Ledri me dedikim prekës për humbjen e gjyshit

13:32, 18/03/2021

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Xheraldina Vula ndau një lajm të kobshëm. Babai i saj, gjyshi i Ledrit ka ndërruar jetë.

“Baba jem i miri, sot ti mbylla syte dhe te ledhatova per here te fundit. Te dua, stambollesha jote perjete, Xherushi”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet vetëm më familjen e ngushtë ditën e nesërme.

Edhe Ledri reagoi me një postim për humbjen e gjyshit. Në një postim ai ndau një fotografi i shtrirë në prehrin e gjyshit i cili duket se po i tregonte diçka teksa i ledhatonte kokën.

“Kurr ma ne prehnin tond gjysh”, shkruan ai. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco