Rihanna blen rezidencën super luksoze në Beverly Hills

Rihanna blen rezidencën super luksoze në Beverly Hills

12:16, 18/03/2021

Ylli nga Barbados, Rihanna, ka blerë një shtëpi të re.

Këngëtarja ka investuar 13.8 milionë dollarë për një vilë në Beverly Hills, Kaliforni.

Në këtë lagje banon dhe Sir Paul McCartney si dhe Madonna, e cila mori një shtëpi me qira gjatë pandemisë.

Shtëpia është ndërtuar fillimisht në vitin 1930, që më parë ishte në pronësi të Mary Sheldon, vajzës së krijuesit të “Dream of Jeanie”, Sidney Sheldon.

Në vitin 2016, Sheldon i shiti shtëpinë sipërmarrësit dhe investitorit Daniel Starr për 4.3 milionë dollarë.

Vitin e kaluar, prona u nxor në shitje për 15 milionë dollarë, gjersa këtë vit shihet se ka pasur një rënie të dukshme.

Rezidenca prej 7,600 metrash katrorë përmban një skulpturë gjigante të demit të zi, me një oborr të mahnitshëm, tarracë, pishinë dhe gjithçka tjetër.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco