Futbollistja e Juves dhe gruaja e saj Lisa janë në pritje të një fëmije

Futbollistja e Juves dhe gruaja e saj Lisa janë në pritje të një fëmije

12:17, 18/03/2021

Futbollistja e skuadrës së grave të Juventusit, Lina Hurting do të bëhet nënë: gruaja e tij Lisa Lantz pret një fëmijë.

Të dy gratë të cilat u bënë të famshme për puthjen që shkëmbyen në Kupën Botërore në Francë në 2019, u takuan në Linkopings, Suedi  në verën e vitit 2014.

Klubi bardhë e zi në të cilin Hurtig është përfshirë që nga ky sezon e ka treguar historinë e tyre në një video në kanalin Youtube të kompanisë.

‘ Ne vendosëm që të kishim një fëmijë pak a shumë tetorin e kaluar' tha sulmuesja suedeze duke shtuar –‘ e gjitha ndodhi shumë shpejt në nëntor kur unë isha në Itali ndërsa ajo në Suedi. Lantz më telefonoi duke qarë dhe më tregoi se ajo ishte shtatzënë. Ishte e çuditshme sepse gjithçka ndodhi shpejt. Nuk e prisnim, jemi shumë të lumtura’është shprehur sulmuesja e Juves.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco