Ylli i Realit  tregon sërish fiksimin për këngëtaren shqiptare

Ylli i Realit tregon sërish fiksimin për këngëtaren shqiptare

11:57, 18/03/2021

Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior, mesa duket është nga ata djem që nuk dorëzohen lehtë kur është fjala për dashurinë.

Të gjithë e dimë “fiksimin” që ai ka me reperen nga Kosova, Taynën, dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe gjatë videos live ditën e djeshme të saj në “Instagram”.

Këngëtarja paralajmëroi një video live në prag të publikimit të këngës së saj më të re dhe normalisht Vinicius nuk kishte si të mungonte. 20-vjeçari i bëri dhe një koment me një zemër e një emoji, i cili nuk mund t’iu shpëtonte fansave.

Mesa duket dyshja ka mbetur në kontakt, por nuk dihet nëse kanë diçka më shumë bashkë.

Një gjë është e sigurtë se lojtari i madrilenëve ka disa ndenja për Taynën, e cila po vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit në fushën e muzikës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco