Aktorja greke e filmave pornografik rrihet brutalisht nga gjashtë gra, foto tronditëse

Aktorja greke e filmave pornografik rrihet brutalisht nga gjashtë gra, foto tronditëse

11:20, 18/03/2021

Aktorja e filmave ponografik Alexander Maria ka zbuluar se është rrëmbyer dhe sulmuar nga gjashtë gra në Selanik.

Ajo e tregoi ngjaren e saj tronditëse për gazetën “Espresso’’ ku sipas saj gratë e tërbuara e kanë ndaluar atë dhe nën kërcënimin me thikë e detyruan që t’i ndiqte ato.

Më pas ato e kanë dërguar aktoren në një vend të shkretë, ku e kanë rrahur pa mëshirë, e kanë zhveshur dhe më pas i kanë prerë flokët.

Arsyeja e kësaj rrahje brutale ishte pasi modelja ishte në një lidhje më burrin e njërës prej gjashtë grave.

 Modelja me lot në sy ka rrëfyer momentet e këqia që përjetoi pas shumë muajsh kërcënimesh:

'' Kam muaj që marr mesazhe kërcënuese. Një ditë ata më kapën në një makinë jashtë shtëpisë time dhe më çuan në një vend të izoluar. Ishin gjashtë gra dhe filluan të më torturonin. Më godisnin fort në kokë me këpucët e tyre, nxorrën një thikë dhe më kërcënuan, më grisën rrobat dhe më prenë flokët, në mënyrë që të më turpërojnë. Pas rrahjes dhe kërcënimeve të mia brutale, çanta dhe celularët e mi u vodhën," tha ajo, duke shtuar:

"Unë u sulmova thjesht nga xhelozia. E gjithë kjo është bërë për një mashkull. Menjëherë shkova në stacionin policor  dhe ngrita një padi. Çështja tani është sjellë para drejtësisë ". 

Gazeta gjithashtu ka publikuar dhe fotografitë që zbulojnë brutalitetin e sulmit.

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco