E paragjykan për emrin e vajzës, Elita ka një pyetje për të gjithë

E paragjykan për emrin e vajzës, Elita ka një pyetje për të gjithë

12:59, 17/03/2021

Elita flet për ata që e paragjykuan për emrin e vajzës.

Elita Rudi ka pak kohë që u bë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një vajzë.

Moderatorja dhe reperi Gjiko kanë vendosur që edhe vajzës t’ia lënë një emër të veçantë, duke e pagëzuar Bota.

Së fundi, Elita i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve, ku një prej tyre i shkruan “A ju kan paragjyky per emrin e vajzes”.

Përgjigja e Elitës ishte e prerë dhe kishte një pyetje për ata që e paragjykuan.

“Po shumë! Por i kisha pyt ata që paragjykojnë pse osht e pranushme emrin Ylli, Marsi, Venera (Venus), Bora, Dielli etj e jo Bota?!”, ka shkruar  ajo.

Ndryshe, Elita dhe Gjiko e kanë edhe një djalë, i cili quhet Zëri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco