Katy Perry dhe Orlando Bloom janë martuar?

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë martuar?

12:07, 17/03/2021

Katy Perry ndezi thashethemet se ajo dhe Orlando Bloom janë martuar pasi u panë me një unazë që duket se ishte një unazë martese.

Këngëtarja e "Firework" u fotografua me një unazë ari në gishtin e saj të majtë, ndërsa dilte së bashku me Bloom në Hawaii të martën.

Si Perry,  ashtu edhe Bloom mbanin kapele bejsbolli.

Perry gjithashtu ishte e mbuluar me një maskë fytyre .

Ylli i "Piratëve të Karaibeve" gjithashtu u pa duke mbajtur vajzën e tyre 6-muajshe Daisy në shpinë, megjithëse ata mbuluan kokën e fëmijës së tyre, për qëllime të privatësisë.

Çifti kanë qenë në Hawaii për pushime. Bloom dhe Perry - të cilët së fundmi  blenë një rezidencë prej 14.2 milion dollarë  në Montecito, Kaliforni - e mirëpritën vajzën e tyre në gusht 2020 gati një vit pasi u fejuan në shkurt të 2019.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco