Sindi dhe Atdheu në lidhje dashurie? Publikojnë një moment romantik së bashku

Sindi dhe Atdheu në lidhje dashurie? Publikojnë një moment romantik së bashku

09:44, 17/03/2021

Konkurrentja e “Përputhen” ka befasuar me veprimin e saj.

Në storien e saj në Instagram ka publikuar një video bashkë me Atdhe Xheravinën.

Dyshja shihen së bashku në makinë teksa argëtohen me muzikë dhe në njërin moment shohim Atdheu teksa i këndon Sindit.

Kjo e fundit ka shkruar në mbishkrimin e videos disa fjalë të cilat mund të jenë drejtuar Rinianit pasi ky e refuzoi për takim me arsyen se e sheh vetëm si shoqe.

“Refuzimi? Çfarë Unë kam pranë djalit ma të bukur qe këndon vetëm për mua”, ka shkruar Sindi në postim.

Menjëherë pas videos e ka publikuar edhe Atdheu teksa e ka shoqëruar me mbishkrim: “Nuk kanë thënë kot kapu për rrënjë e jo për dege. Sindi ma e mira”.

Ndryshe, nga ky postim mund të aludohet se mund të ketë diçka më shumë mes tyre po çka do zbulohet ditëve në vazhdim do presim dhe të shohim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco