Capital T dhe Adrola Dushi me pushime bashkë? Fansat thonë 'Po'

Capital T dhe Adrola Dushi me pushime bashkë? Fansat thonë 'Po'

09:10, 17/03/2021

Këngëtari i njohur Kosovar, Capital T, është “arratisur” për disa ditë relaksi, dhe me sa duket nuk është vetëm.

Prej disa muajsh është përfolur se reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi janë në një lidhje.

Mirëpo, pasi u publikua videoklipi i artistit ku protagoniste ishte Adrola, ata deklaruan se ishte thjesht një lidhje profesionale.

Edhe pse më pas dyshja u shfaq duke kaluar pushimet bashkë në Turqi dhe po ashtu të njëjtën gjë kanë bërë edhe së fundmi.

Para disa javësh, Capital T zbuloi se ndodhej në ishujt Maldive për t’u relaksuar dhe marrë energji. Reperi ka publikuar disa foto e video nga pushimet, teksa të gjithë kanë vënë re se ai është shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Ndërsa në një imazh të reperit dallohej qartë tek sytë një femër me flokë të kapur topuz që ka shkrepur foton. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë komentuar:

“Me kë vajzë je aty se po të shihen që nga sytë”.

Pas publikimit të fotos nuk kanë munguar as ngacmimet nga fansat që shkruajnë:

“Më trego që ke qenë në Maldive me Kapon pa më treguar që ke qenë në Maldive me Kapon”.

“Ku është Kapo?”, ka komentuar një tjetër.

Në këtë mënyrë janë krijuar edhe më shumë dyshimet se Capitali është me Adrolën.

Gjithsesi akoma nuk ka një konfirmim nga ana e dyshes.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco