Një aktor shqiptar në nominimet e ‘Oscar 2021’

Një aktor shqiptar në nominimet e ‘Oscar 2021’

10:16, 16/03/2021

Në listën e nominimeve të çmimeve Oscars 2021 është bërë pjesë edhe filmi boshnjak “Quo Vadis Aida?”, ku luan edhe aktori shqiptar, Alban Ukaj.

Filmi “Quo Vadis Aida?”, i bazuar në një histori të vërtetë, trajton temën e luftës së Srebrenicës, është nominuar në kategorinë “International Feature Film” në Akademinë e Çmimeve Oscars.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare por edhe nga produksioni i filmit, lajmi është ndarë në rrjetet sociale, ku ka marrë shumë urime nga publiku që jo vetëm ka ndjekur filmin, por edhe nga ai që e njeh mirë dramën e cila është bërë frymëzim për filmin.

“Quo Vadis, Aida?” tregon fabulën e një përkthyeseje ndërkombëtare, e cila ka shërbyer në periudhën e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Edhe aktori shqiptar nga Kosova, Alban Ukaj, luan rolin e përkthyesit.

Filmi është realizuar në vitin 2020, me regji dhe skenar të Jasmila Zbanic.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco