U mbush kupa/ Tuna reagon me një varg postimesh që kuptohen si përgjigje për Patrisin

U mbush kupa/ Tuna reagon me një varg postimesh që kuptohen si përgjigje për Patrisin

08:29, 16/03/2021

Prej disa muajsh në media është përfolur se Tuna dhe Patrisi janë ndarë. Fillimisht ishte "Prive" që në muajin nëntor raportoi se çifti i ka shkëputur rrugët e më pas u pa se Tuna hoqi mbiemrin Berisha nga Instagrami Tianit.

Tuna po jeton me djalin në Shkup gjatë kësaj kohe, kur mediat kanë shkruar në vazhdimësi për të.

Por mesa duket kupa është mbushur dhe këngëtarja ka reaguar me një varg postimesh në rrjete sociale që kuptohen si përgjigje për Patrisin.

“Narcistët jetojnë një gënjeshtër, gënjejnë në vazhdimësi, përqendrohen tek gënjeshtrat, frymojnë gënjeshtra. Janë të fiksuar, të thyer, imoral, të vdekur brenda, njerëz që nuk mund dhe nuk do jenë asnjëherë të sinqertë, pavarësisht kë e lëndojnë, edhe nëse është fëmijë”, shkruhet në postimin e parë.

Në postimin e dytë Tuna flet për prind që s’përkujdeset për fëmijët.

“Vetëm një narcist mund të jetë nënë apo baba “deadbeat” (pa ndjenja, që nuk përkujdeset, nuk paguajnë mbështetje për fëmijët). Në mendjen e një narcisti, çfarëdo që ai/ajo bën dhe thotë është e drejtë dhe ti je gabim, gjithmonë. Mendimi, vlerat, ndjenjat, qëllimet e askujt tjetër nuk vlejnë tek një narcist. As vetë fëmijët e tyre”.

Postimi i tretë flet për dashurinë dhe narcistët.

“Narcistët nuk duan. Ata shfrytëzojnë. Dashuria është fjalë vetëm për shfrytëzim. Vetëm zëvëndesojë fjalën “dashuri” me “shfrytëzim” dhe merr sens e gjitha. Gjithmonë do të shfrytëzoj. Askënd nuk do ta shfrytëzoj aq shumë sa të shfrytëzoj ty. Ti je shfrytëzimi i jetës sime. Do të shfrytëzoj përgjithmonë, Shfrytëzimi im, do jem gjithmonë shfrytëzuesi yt'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco