Osmani për Duan: Je krenaria jonë, vazhdo të shkëlqesh

Osmani për Duan: Je krenaria jonë, vazhdo të shkëlqesh

21:53, 15/03/2021

Dua Lipa mbrëmë ka arritur një tjetër suksese ndërkombëtar duket fituar në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter ka uruar artisten kosovare për suksesin e radhës, duke thënë që ajo është inspirim jo vetëm për vajzat dhe gratë në Kosovës, por në të gjithë botën.

“Urime për yllin tonë Dua Lipa” në Grammyn e saj për albumin më të mirë në zhanrin pop. Ju nuk jeni vetëm një frymëzim për vajzat dhe gratë në Kosovë, por edhe në të gjithë botën. Ti po na bëni gjithnjë e më shumë krenarë, çdo ditë e më shumë. Vazhdo të shkëlqesh!”, ka shkruar Osmani

Kujtojmë që ky është çmimi i tretë i saj “Grammy”, për Dua Lipën, më 2018 kishte fituar dy çmimet e para “Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco