Mësohet data e lansimit të këngës së Ronela Hajatit

Mësohet data e lansimit të këngës së Ronela Hajatit

14:15, 14/03/2021

Këngëtarja ka paralajmëruar publikimin e projektit të parë të albumit.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram tregoi se nesër mund ta dëgjojmë këngën e parë të albumit të saj “Rron”.

Ndër të tjera, Ronela Hajati zbuloi se tematika që trajton kënga ka të bëjë me mënyrën se si secili prej nesh mund të jemi ndjerë njëherë në jetë, megjithatë ka shtuar se nuk ka diçka personale me të.

“Nesër – 15 MARS – Ora 18:00 – “PROLOGUE” “Prologue” eshte parathenia e albumit “RRON” Besoj te gjithë jemi ndjere njëherë ne jete si ne kënge! P.s Nuk eshte personale  Uroj me gjithë shpirt ta pëlqeni , por edhe po se pëlqyet janë 10 kënge qe presin ne rradhe “, ka shkruar artistja shqiptare.

Tutje, nëpërmjet këtij postimi ajo ka falënderuar edhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj që i kanë ndihmuar dhe përkrahur në realizimin e projektit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco