Vdekje e infektime: Këto fytyra publike u prekën nga koronavirusi dhe vuajtën shumë

Vdekje e infektime: Këto fytyra publike u prekën nga koronavirusi dhe vuajtën shumë

12:05, 13/03/2021

Pandemia COVID-19 nuk i ka zgjedhur njerëzit për t’i prekur. Të infektuar me koronavirus kanë mbetur edhe shumë fytyra publike shqiptare, disa prej të cilëve jo një herë, por pozitiv në rezultat kanë dal për herë të dytë. Syri.net Kosova do sjell më poshtë listën e atyre që u prekën nga virusi në fjalë dhe përjetimet e tyre derisa iu kthyen gjendjes së mëparshme shëndetësore

Erdonit HOXHA

Dhjetori i 2019-ës dhe fillimi i vitit 2020, në gjithë botën u fol vetëm për një gjë: Coronavirusi që po merrte jetë, atë me shpejtësi të madhe.

Kjo epidemi që po shkonte në secilin cep të botës, u shëndrrua në pandemi dhe padyshim që erdhi edhe në trojet shqiptare.

Përpos financiarisht, me mbylljen e sallave të dasmave, të prekur me COVID-19 kanë mbetur edhe shumë këngëtarë, po ashtu edhe aktorë, moderatorë e fytyra të tjera publike.

Syri.net Kosova sjell më poshtë listën e atyre që ishin të infektuar, duke treguar edhe disa nga përjetimet që ata kanë rrëfyer në medie dhe në rrjetet sociale.

Po nisim me Bleron. Këngëtari u prek nga koronavirusi, por, atë e ka kaluar pa e ndjerë fare, pra, ka qenë asimptomatik.

Pas Bleros, të infektuar ishin edhe Mihrije Braha e Naim Abazi. Dyshja munguan disa javë në emisionin e tyre dhe u izoluan në shtëpi. Ata thanë se në fillim kishin probleme shëndetësore, por, më pas e tejkaluan shumë lehtë.

E pak më të rënd gjendjen me COVID-19 e ka pasur Genc Prelvukaj. Madje, ai publikonte edhe foto e video me infuzion në dorë dhe bënte thirrje për kujdes sepse virusi ishte i rrezikshëm sipas tij.

Por, krejt ndryshe prej Gencit mendon Labinot Tahiri. Në një protestë të organizuar në sheshin ‘Skënderbeu’ muaj më parë, ai pati thënë “S’ka virus” thënie kjo që u bë meme dhe përdoret sot e asaj dite, me pjesën “Bravo Lab”, siç dëgjohej në këtë protestë një zë nga pjesëmarrësit tjerë.

Në gjendje jo të mirë shëndetësore ka qenë edhe Valton Krasniqi, këngëtari i cili hodhi në rrjetet sociale fotografi nga spitali.

Disa prej emrave tjerë që kaluan sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi janë:

Megi Pojani-Prezantuese;

Rudina Magjisatari-Prezantuese;

Rajmonda Bulku- Aktore;

Art Abazi-Këngëtar;

Korab Shaqiri-Këngëtar;

Lori Braha-Këngëtare;

Adelina Emini-Këngëtare;

Diona Fona-Këngëtare;

Eneda Tarifa-Këngëtare;

Milaim Zeka-Gazetar;

Ori Nebiaj-Prezantuese;

Isli Islami-Moderator;

Blerta Deliu-Deputete;

Rozana Radi-Këngëtare;

Edi Manushi-Moderator;

Samir Ujkani-Futbollist;

Lei Kraja-Moderatore;

Mariana Kondi-Aktore;

Bora Zemani- Prezantuese, etj;

Një tjetër gjë interesante që ka ndodhur me një nga fytyrat publike, është me moderatoren Fjoralba Ponari.

Ajo u infektua dy herë me koronavirus.

“Tensioni i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë) më bënte të kisha dyshime, por prap më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë” ka pas thënë Ponari.

Fatkeqësisht, për shkak të COVID-19 ka pasur edhe fytyra tjera publike që kanë ndërruar jetë.

Rasti i fundit është ai me moderatoren kosovare, Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka, e cila javë më parë vdiq në moshën 80 vjeçare, pasi, nuk i bëri ballë kësaj sëmundje.

Po ashtu, edhe këngëtari Kujtim Prodani vdiq si pasojë e COVID-19, ashtu siç ndodhi me këngëtaren Rainita Pupi.

Si do që të jetë, urojmë që kjo pandemi të kalojë, e ne t’i rikthehemi shëndetit e normalitetit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco