Të fejuar prej dy vitesh, Jennifer Lopez ndahet nga  Alex Rodriguez

Të fejuar prej dy vitesh, Jennifer Lopez ndahet nga Alex Rodriguez

23:02, 12/03/2021

Këngëtarja latine Jennifer Lopez është ndarë nga i fejuari i saj Alex Rordiquez, shkruan Syri Kosova.

Këngëtarja 51 vjeçare dhe ish-bejsbollisti i Yankees kanë përfunduar romancën e tyre katër vjeçare përderisa ishin të fejuar prej dy vitesh. 

TMZ ka bërë të ditur se ndarja ka ndodhur të premten në mëngjes.

Çifti është parë shumë i lumtur kohëve të fundit derisa gjatë muajit shkurt kishin qëndruar për disa ditë në Republikën Dominikane ku Jennifer ka xhiruar për filmin “Shotgun Wedding” me Josh Duhamel.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë se Jennifer po vazhdon të qëndrojë në Dominikën Republikane për xhirimet e filmit të saj më të ri derisa Alex është në Miami duke u bërë gati për sezonin e ri të bejsbollit.

Thuhej se kohëve të fundit çifti po planifikonte të kurorëzonte lidhjen e tyre me martesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco