Atdheu konfirmon largimin nga 'Përputhen': Donin të për-baltnin figurën time

Atdheu konfirmon largimin nga 'Përputhen': Donin të për-baltnin figurën time

10:38, 12/03/2021

Konkurrenti i 'Përputhen', Atdhe Xharavina është larguar përfundimisht nga programi.

Ishte vetë Atdheu ai që e ndau këtë lajm me ndjekësit me anë të një postimi në InstaStory ku konfirmoi përfundimisht largimin e tij nga programi, pas ikjes që bëri nga transmetimi, dy ditë më parë, kur Antonela dhe Loco po ziheshin në studio duke i bërë njëri-tjetrit akuza të rënda.

"Të dashur miq! Më vjen keq për shumë info të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë, për situatën e krijuar kur figura ime kinse ka dashur të përbaltet por nuk do të munden dot.

Atdheu nuk është pezulluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për mos t'u bërë pjesë e llumit. Ju falenderoj për mbështetjen e do të jem gjithnjë transparent me ju!", ka shkruar Atdheu.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco