DiCaprio sërish në mbështetje të Vjosës/ Nënshkruan peticionin ‘VjosaNationalParkNow’

DiCaprio sërish në mbështetje të Vjosës/ Nënshkruan peticionin ‘VjosaNationalParkNow’

20:32, 11/03/2021

Aktori i njohur hollivudian, Leonardo DiCaprio , ditën e sotme ka bërë një postin në profilin e tij në Instagram, duke mbështetur kështu mbarë shqipërinë dhe shqipatrët.

Një nga çështjet më të rëndësishme për shqiptarët, tashmë ka marrë edhe vëmendjen DiCaprios.

Në postimin e tij në Instagram ai ka thënë:

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.

Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope (ZemraBlueEuropës), dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë.

Le të qëndrojmë me ta. Klikoni në lidhjen në bio për të parë filmin dhe nënshkruar peticionin.

Me këtë postim aktori i njohur ka treguar se është ambientalist dhe interesohet shumë për botën e egër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco