Aktorja zbulon se ka tentuar ta gjejë dashurinë përmes një aplikacioni

Aktorja zbulon se ka tentuar ta gjejë dashurinë përmes një aplikacioni

19:45, 11/03/2021

Emilia Clarke ka thënë se ka përdorur një aplikacion për të gjetur dashurinë.

Aktorja 34-vjeçare, thuhet se ka krijuar një profil në aplikacionin “Raya”, i cili synon të pasurit dhe të famshmit duke mundësuar njohjen e njerëzve të rinj.

Sipas një burimi për ‘The Sun’ gjatë karantinës, aktorja ka përdorur programin bashkë me disa miq të saj.

Një burim ka thënë se:

 “Ajo kohët e fundit fshiu profilin e saj pasi nuk ishte ajo që shpresonte të ishte”.

Emilia ka qenë e lidhur me regjizorin e filmit Charlie McDowell, si dhe James Franco dhe Seth MacFarlane.

Theksojmë se, aktorja e serialit ‘Game of Thrones’ së fundi ka treguar se nuk ka asnjë ndërhyrje estetike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco