Zihet Loco me Antonelën/ Pezullohet Atdheu, largohet Elvisi

Zihet Loco me Antonelën/ Pezullohet Atdheu, largohet Elvisi

18:32, 11/03/2021

Debatet e djeshme mes treshes Atdhe-Elvis-Antonela, ishin të tensionuara duke shkuar deri në fyerje mes konkurrentëve.

Antonela akuzoi Loco-n për një postim të këtij të fundit në story në Instagram se i referohej asaj.

Gjithashtu opinionisti Arjan Konomi kërkoi përjashtimin e Loco-s nga emisioni.

Kjo bëri që Atdheu të çohej nga karrigia e tij dhe të largohej nga studio. Për këtë largim të menjëhershëm, emisioni vendosi të pezullojë Atdheun për një kohë nga emisioni, deri në një lajmërim të dytë.

Pasi i kërkoi falje publike të gjithë të prekurve nga kjo situatë, ai vendosi të largohet nga programi.

"Unë po shtypem çdo ditë ktu në emision, do dal se e shoh që duan të bëjnë dikë kurban, dhe se janë kaluar kufijtë moralë ndaj meje", ka thënë ai, duke e mbyllur eksperiencën e tij këtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco