Nuk i ndryshoi as presja/ Ngjashmëritë e intervistës së princeshë Dianës dhe Meghan Markle

Nuk i ndryshoi as presja/ Ngjashmëritë e intervistës së princeshë Dianës dhe Meghan Markle

17:15, 11/03/2021

Edhe pse me shumë vite distancë, këto dy intervista shumë të bujshme, të cilat u ashtuquajtën ‘bombë’, të dukeshës Meghan Markle dhe princeshë Dianës kanë më shumë ngjashmëri se sa mendonim.

Koha, vendndodhja dhe detajet ishin të ndryshme, megjithatë elementet e përbashkëta midis historive të tyre janë të qarta.

Të dyja luftuan me problem të shëndetit mendor, vëmendje të pashmangshme nga shtypi dhe ”përralla të dështuara”.

Gjuha që Meghan dhe princeshë Diana përdorën është e ngjashme:

“Ju mendoni se keni njohuri për atë që po vjen përpara”, tha princeshë Diana në 1995.

“Unë nuk e kuptova plotësisht se çfarë pune ishte”, tha dukesha e Sussex për Oprah Winfrey në 2021.

“Unë isha në ballinën e një gazete çdo ditë”, tha Diana.

“Unë jam kudo”, bëri jehonë Meghan vite më vonë.

“Nuk më pëlqente vetja. Isha e turpëruar sepse nuk mund t’i përballoja presionet”, zbuloi Diana.

“Unë me të vërtetë kisha turp ta them në atë kohë, por thjesht nuk doja të isha më gjallë”, shtoi Meghan.

Të dyja pranuan se luftuan me veten, Meghan kishte mendime vetëvrasëse, ndërsa Diana vujati nga depresioni pas lindjes dhe preu veten.

Po ashtu, si Diana dhe Meghan nënkuptuan që turet përkatëse në Australi, shkaktuan xhelozi Brenda monarkisë.

“Gjithçka ndryshoi pas turneut në Australi”, tha Harry për Oprah.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco